Reali i Madridit ka mundur me shifrat 2-0 Juventusin në testin e fundit miqësor përpara sdfidës së Superkupës së Europës, ku “Galaktikët” do të ndeshen me Aintrahtin e Frankfurtit.
Në takimin të luajtur në Pasadena, skuadra e Ançelotit dominoi ndeshjen duke mos i lënë hapësira bardhezinjve për të reaguar.
Në minutën e 19’ ishte i përhershmi Karim Benzema, i cili me anë të një penalltie kaloi në avantazh “Galaktikët”. Në pjesën e dytë, ai që dyfishoi shifrat ishte spanjolli Asensio, i cili ndëshkoi përfundimisht Juventusin, pas vetëm pesë minutave që ishte futur në fushë.
Kështu Reali merr fitoren e parë në fazën përgatitore, duke e mbyllur kështu turin e zhvilluar në SHBA. Nga ana tjetër, Juventusi do të luajë dhe një takim të fundit miqësor, përballë Atletikos së Madridit, përpara startit të Serisë A, ku në javën e parë do të ndeshet në shtëpi kundër Sasuolos.
REZULTATI:
REAL MADRID 2-0 JUVENTUS
Benzema (P) 19’, Asensio 69’
Arena e Lajmit