Trajneri i Vijarealit, Unai Emeri, u bë pjesë e një situate komike, teksa po firmoste autografe për fansat e tij.
Një nga këta të fundit, zgjodhi ta provokonte spanjollin, për të thënë fjalën: “Mirëmbrëma”, të cilën ai e thoshte me një theks tjetër kur drejtonte Arsenalin në Angli (Good Ebening), e cila u bë shumë virale atë kohë.
50-vjeçari nuk zgjodhi të hezitonte aspak, teksa i drejtoi gishtin e mesit kamerës të cilën tifozi po e regjistronte.
Kjo video u bë menjëherë virale në rrjet, me mediat spanjolle, por dhe ato angleze që nuk hezituan ta komentonin.
Arena e Lajmit