Memaliaj vërtet është me pushime, por jo futbollistët. Ata po stërviten individualisht dhe presin ditën kur do të nisin zyrtarisht fazën përgatitore. Mes tyre është edhe 19-vjeçari Leandro Mamaj, i cili do të jetë pikë referimi në sulm. Në një prononcim për “Panorama Sport”, lojtari thotë:
“Kampionati do të jetë i “egër”. Gjithsesi, Memaliaj do të hyjë në garë me pretendimin për t’u pozicionuar në 5 vendet e para. Merkatoja pritet të rikthejë dhe 3-4 futbollistë memaliotë që janë aktivizuar me skuadra të tjera të Kategorisë së Dytë. “Unë do bëj çmos që të jem në formën optimale dhe shënoj gola përcaktues për ekipin e zemrës”, thotë Mamaj.
ROLAND SULI – Arena e Lajmit