Meta uron kryeministrin e ri britanik: Një personalitet i spikatur dhe frymëzues, jep shpresë për fuqizimin e marrëdhënieve mes vendeve tona

Ilir Meta

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka uruar kryeministrin e ri britanik Rishi Sunak për marrjen e detyrës.

Meta shkruan se Sunak është një personalitet i spikatur dhe frymëzues, që jep shpresë për fuqizimin akoma më shumë, në të gjitha fushat, të marrëdhënieve mes vendeve tona mike në interes të të dy popujve.

“Shumë urime dhe suksese z.Rishi Sunak për zgjedhjen në detyrën e lartë dhe të rëndësishme të Kryeministrit të ardhshëm të Britanisë së Madhe.
Një personalitet i spikatur dhe frymëzues, që jep shpresë për fuqizimin akoma më shumë, në të gjitha fushat, të marrëdhënieve mes vendeve tona mike në interes të të dy popujve.
Partia e Lirisë beson në vijimin e angazhimit të dosmosdoshëm të Britanisë së Madhe në Ballkanin Perëndimor, si faktor i pazëvendësueshëm për stabilitetin e rajonit, konsolidimit të demokracisë, shtetit ligjor, luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. 🇦🇱🤝🇬🇧”, shkruan Meta.

Meta uron kryeministrin e ri britanik: Një personalitet i spikatur dhe frymëzues, jep shpresë për fuqizimin e marrëdhënieve mes vendeve tona

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook