Muriel ose sulmuesi i Barcelonës, Juventusi futet fuqishëm në merkato

Te Juventusi punojnë për Leandro Paredesin e PSG-së, por përveç një mesfushori nevojitet edhe një sulmues. Nëse Timo Verner i Çelsit është vështirësuar pasi në skenë ka hyrë Reali, bardhezinjtë janë spostuar te dy emra të tjerë që janë shumë herë më të lehtë për t’u arritur. I pari është Luis Muriel.

allegri-1

Sulmuesi kolumbian dhe Atalanta kanë rënë dakord që të ndajnë rrugët e tyre, por duhen të paktën 12 milionë euro, të cilat “Zonja e Vjetër” është gati t’i paguajë sa hap e mbyll sytë. Problemi është që në Torino kanë edhe një joshje për Memfis Depain. Holandezi, i cili sezonin e kaluar zgjodhi Barcelonën kundrejt Juves sheh bardhezinjtë që të mos e kenë harruar. Problemi i vetëm është nëse e pranojë Depai rolin e rezervës së Vlahoviçit, apo jo.

Arena e Lajmit


Muriel ose sulmuesi i Barcelonës, Juventusi futet fuqishëm në merkato

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook