Nesër vizitat mjekësore, Lacio siguron shërbimet e futbollistit të Interit

Nuk ka më dyshime, Matias Vecino do të vijojë karrierën te skuadra e Lacios. Sipas mediave italiane, mesfushori uruguaian do të kryejë mëngjesin e nesërm në klinikën Paideia vizitat mjekësore, teksa më pas pritet të firmosë edhe kontratën, e cila do ta lidhë atë me klubin bardheklatër deri në vitin 2025 për 2 milionë euro në sezon plus bonuse.

VESINO

Me afrimin e Asllanit, shanset për aktivizim te Interi u minimizuan, kësisoj Vesino zgjodhi të mbyllë bashkëpunimin me zikaltërit për të nisur një eksperiencë të re.

Arena e Lajmit


Nesër vizitat mjekësore, Lacio siguron shërbimet e futbollistit të Interit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook