Rikthimi i shumëpritur te Milani, Kjaer: Tani dua vetëm të luaj

Simon Kjaer është kthyer sot përsëri në fushën e lojës me fanellën e Milanit, plot 9 muaj që nga dëmtimi i rëndë që pësoi ndaj Xhenoas dhe që e la jashtë thuajse gjatë gjithë sezonit të titullit kampion. Trajneri Stefano Pioli i dha pak minuta në pjesën e dytë të ndeshjes miqësore ndaj Marsejës dhe mbrojtësi danez ishte shumë i lumtur për këtë mundësi.

kjaer

“Jam shumë i lumtur. Tetë muaj më parë… Ishte një rrugëtim shumë i gjatë, por edhe argëtues për disa muaj. Pastaj kthimi në skuadër pasi kam vuajtur 8 muaj, jam i lumtur që jam këtu me shokët e mi. Tani duhet vetëm të rritemi, në aspektin personal dhe me skuadrën.

Sigurisht më mungon pak ritmi i ndeshjes, mund të bësh çfarë të duash në stërvitje por ndeshja është gjë tjetër. Tani më nevojitet që të luaj, por gjithmonë duke përdorur kokën”, tha Kjaer pas miqësores me Marsejën ku elozhet e tij shin për mbrojtjen që fillonte me sulmuesit.

“Është e rëndësishme të thuhet se ata para por bëjnë një punë të jashtëzakonshme me presingun. Nëse ka shumë presing përpara, është një avantazh i madh për ne mbrapa. Nëse nuk bëhet, me cilësinë që kanë kundërshtarët që takojmë, na shënojnë gol. Po punojmë me gjithë skuadrën”, theksoi Kjaer mënyrën se si Milani shihte këtë pjesë të lojës dhe si sulmuesve nuk u kërkoheshin vetëm gola.

Arena e Lajmit


Rikthimi i shumëpritur te Milani, Kjaer: Tani dua vetëm të luaj

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook