“Rishi Sunak bën historinë!”, Berisha uron kryeministrin e ri britanik: Suksese në udhëheqjen e Partisë Konservatore dhe Mbretërisë së Bashkuar

Sunak 1

Kreu i PD Sali Berisha ka uruar kryeministrin e ri britanik Rishi Sunak për marrjen e detyrës së re.

Me anë të një postimi në Facebook, Berisha tha se zgjedhja e tij është krahasuar me atë të ish presidentit amerikan Barack Obama, referuar prejardhjes së tij.

Berisha i ka uruar Sunak suksese në udhëheqjen e Partisë Konservatore dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Postimi i plotë:

Rishi Sunak bën historinë!

Zgjidhet kryeminister i Mbreterisë së Bashkuar.

Të dashur miq,

Partia Konsevatore e Britanisë së madhe zgjodhi dje për kryeministër të Mbreterisë së Bashkuar njërin prej personaliteteve më të njohur të saj, politikanin dhe ekonomistin e shquar me reputacion botëror, Rishi Sunak.

Zgjedhja e tij dje si kryeministër u krahasua me zgjedhjen e Barack Obamës si president i SHBA sepse prindërit e Sunak janë të dy me origjinë indiane dhe kanë ardhur në Angli nga Afrika Lindore.

Rishi Sunak ishte minister i financave në kabinetin e Boris Johnson dhe pas dorhëqjes së këtij të fundit në shtator, garoi për postin e kryeministrit e Britanisë së Madhe. Por, këtë qëllim e realizoi me shpejtësi pas dorëheqjes së kryeministres Truss.

Me këtë rast, le ti urojmë ne kryeministrit Rishi Sunak suksese të mëdha në udhëheqjen e Partisë Konservatore dhe Mbreterisë së Bashkuar. #sb

Arena e Lajmit

 

“Rishi Sunak bën historinë!”, Berisha uron kryeministrin e ri britanik: Suksese në udhëheqjen e Partisë Konservatore dhe Mbretërisë së Bashkuar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook