Mesfushori i Sampdorias, Abdelhamid Sabiri, i ka mrekulluar të gjithë me supergolin e realizuar nga mesfusha në miqësoren e zhvilluar ndaj Beshiktashit që përfundoi me rezultatin 1-1.
Në minutën e 37-të, pa u menduar dy herë, Sabiri ka marrë topin në mesfushë dhe ka goditur në mënyrë direkte duke shtangur portierin Ersin. Padyshim që ky mund të jetë një nga golat më të bukur parasezonal të shënuar deri më tani.
Videoja e golit është duke bërë xhiron e internetit në rrjetet sociale. Për më tepër shikoni kryeveprën e futbollistit maroken.
Sampdoria’s Sabiri just scored a banger from the halfway line 🤯 pic.twitter.com/omVkIHiocA
— Uncle $harma 🎙️ (@RSharmzz) July 30, 2022
Arena e Lajmit