Vizitë surprizë bardhezinjve në Los Anxhelos, ish-kapiteni i Juves: Për Di Marian vë dorën në zjarr, Vlahoviç më…

Alesandro del Piero i ka bërë një surprizë të bukur Juventusit në SHBA. Ish-kapiteni legjendar i bardhezinjve ka takuar lojtarët dhe më pas ka komentuar situatën aktuale të “Zonjës së Vjetër” duke i thurur elozhe Vlahoviçit. “Jam i lumtur që erdha të takoj disa miq të mirë.

kielini del piero

Kjo periudhë e vitit është delikate, por entuziazmuese”, tha fillimisht Del Piero. Ishkapiteni deklaroi se ka ndjesi të mira pasi ka parë nga afër punën që po bën Juventusi.

“Kjo skuadër ka shumë djem me cilësi të jashtëzakonshme dhe shumë entuziazmuese. I takova një për një dhe vura re se lojtarët kanë sjelljen dhe karakterin e duhur për të nderuar fanellën, sepse e kanë kuptuar tashmë se çfarë peshe ka ajo”, deklaroi “Pinturikio”.

Ai më pas i thuri elozhe edhe Vlahoviçit: “Më ka befasuar në mënyrë shumë pozitive. E kam parë të përqendruar djaloshin. Kuadrado, por edhe Bonuçi janë gjithnjë aty për të vendosur pak rregull… (qesh). Nuk është e lehtë të bësh gjërat që kërkon Juventusi dhe pikërisht për këtë arsye kërkohen lojtarë që e kuptojnë ku janë”.

vlahovic

DI MARIA SUPER – Nuk mund të mungonte edhe një koment për Angel di Marian nga ana e Del Pieros.

“Është futbollist me cilësi të shkëlqyera dhe me eksperiencë të madhe. Do t’i japë një dorë Juves, sepse është shumë efikas. E ka treguar këtë kudo ku ka qenë. Nuk më pëlqej kur thonë se është në fund të karrierës. Jo, ai ka shumë personalitet. Mendoj që është një hap i madh për klubin që e afroi, por edhe për lojtarin, sepse ka ardhur në një nga skuadrat më të titulluara në Europë. Mua më pëlqen shumë si blerje sepse është profili i duhur për Juven. E kam njohur nga afër dhe e di shumë mirë çfarë di të bëjë”, deklaroi Del Piero.

di maria

Arena e Lajmit


Vizitë surprizë bardhezinjve në Los Anxhelos, ish-kapiteni i Juves: Për Di Marian vë dorën në zjarr, Vlahoviç më…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook