Berisha nënshkruan me Metën marrëveshjen për Lokalet e 14 majit

D743b6c3 22d9 4ec9 Ac4e 414084c4aca0

Është nënshkruar këtë të enjte marrëveshja mes Partisë së Lirisë dhe Partisë Demokratike.

Kreu i PD, Sali Berisha dhe kreu i PL-së Ilir Meta në një takim të zhvilluar ditën e sotme firmosën marrëveshjen e bashkëpunimit mes tyre në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Marrëveshja:

***

Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë do të nënshkruajnë sot marrëveshjen e daljes bashkë në zgjedhjet e 14 Majit.

I pari që ka mbërritur në Hotel Tirana për të nënshkruar paktin e bashkëpunimit ka qenë kreu i PL-së, Ilir Meta. Pak minuta pas tij ka mbërritur edhe Berisha. “Mos harro është procesi i ekzekutimit politik të personit më negativ që ka pasur Tirana në qeverisje”, u shpreh Berisha teksa mbërriti për të firmosur marrëveshjen me Metën.

Sipas gazetarit Osman Stafa përpara nënshkrimit të marrëveshjes do të ketë një takim me dyer të mbyllura mes Metës e Berishës dhe më pas do të dalin publikisht për të nënshkruar edhe paktin mes tyre.

**

Kujtojmë se gjatë mëngjesit të djeshëm, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe ai i Partisë Demokratike, Sali Berisha qëndruan për më shumë se 30 minuta në zyrën e këtij të fundit për të diskutuar lidhur me daljen me një kandidat në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Kreu i PL-së, Meta tha në një komunikim me gazetarët në përfundim të takimit se marrëveshja me Berishën është mbyllur.

Ai tha se në ato zona ku PL-ja vlerëson se do të ketë kandidatë potencialë, do ti fusë në primaret që po organizon Partia Demokratike.

“Jemi në sintoni të plotë. Kryetari i ardhshëm i bashkisë dhe kryetari i ardhshëm i këshillit bashkiak do të bëjnë një spektakël të jashtëzakonshëm në pak muaj. Partia e Lirisë respekton primaret, është një risi e jashtëzakonshme. Kemi kërkuar që sa më shpejt të realizohet ky proces. Kudo ku kemi kandidatë që premtojnë, do ti përfshijmë në primaret e përbashkëta të opozitës. Është e rëndësishme që kandidatët të respektojnë njeri tjetrin, cilido që shfrytëzon primaret për të dëmtuar kandidatët e tjerë do përjashtohet nga gara”, tha Meta.

Berisha nënshkruan me Metën marrëveshjen për Lokalet e 14 majit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook