Mashtruan qytetarë të BE-së/ “Përfituan nga vetmia e shkaktuar nga pandemia”, SPAK: Silleshin si miq. I përdornin kompjuterin, i merrnin foto e u bënin presion (VIDEO)

7950729d 98cc 45b6 9cfd 6fbe919cd185

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit e Krimit të Organizuar ka dhënë sot një deklaratë për mediat.

Deklarata i referohet rastit të zbulimit të mashtrimit të shtetasve të BE nga Call Center në Itali.

“Gjatë hetimit rezultoi se autorët ishin të saktë për të bindur qytetarët të derdhnin mijëra euro. Ishin shumë të afërt me viktimat, silleshin si miq të vetmuar të viktimave duke përfituar edhe nga vetmia e

Blerje niste me aksione në Amazon dhe fitime brenda një javë. Investimi më tej shtrihej tek kriptovalutat

Ishte krijuar një strukturë e vërtetë, operatorë e konsulentë. Besnikëria e klientit ishte aq efikase sa i lejonin përdorimin e kompjuterit të viktimës në kohë reale. Të shpeshta ishin edhe kontrolle emaileve dhe fotove në kompjuter. Kjo përdorej për presion duke i kërkuar investime e duke qenë agresivë.

Analiza e llogarive bankare ka nxjerrë në dritë faktin që paratë ktheheshin në kriptovaluta e bëheshin të pagjurmueshme. Administratoti e dy konsulentët më të zotë.

Dje u sekuestrua serveri qendror që bllokoi edhe të gjithë aktiviteti”, u tha në deklaratë nga përfaqësuesi i SPAK.

Pjesë e konferencës ishte edhe prokurori italian Raffaello Tito, i cili sqaroi se pjesë e skemës mashtruese kishin rëndë 220 qytetarë nga vendi i tij.

Ai bëri thirrje që të kihet më shumë respekt për paranë dhe se nuk është kjo mënyra se si investohet.

“Nga hetimet e para të mashtruarit italianë ishin 220. Një numër i madh parash të humbura. Në vijim të kontrolleve të kryera, mendojmë se personat e mashtruar shkojnë deri në 1200. Shqetësimi im është se paratë mund të përdoren me qëllim të keq. Paraja nuk duhet të jetë në duart e kriminelëve.

Nuk kemi arritur të rikuperojmë para, në Bitcoin është e vështirë të rikuperohen këto para. Dua t’ju paralajmëroj të investoni në rrugë të ligjshme e të sigurta”, tha ai.

 

Arena e Lajmit

Mashtruan qytetarë të BE-së/ “Përfituan nga vetmia e shkaktuar nga pandemia”, SPAK: Silleshin si miq. I përdornin kompjuterin, i merrnin foto e u bënin presion (VIDEO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook