Situata me dëmtimet te Juventusi duket se po përkeqësohet ditë pas dite, me bardhezinjtë që kanë humbur gjithashtu edhe titullarin e portës Vojçek Shezni.
32-vjeçari ka pësuar një tërheje muskulare përpara ndeshjes miqësore të zhvilluar ndaj Realit, për të cilën portieri ka vendosur menjëherë në djeni stafin mjeksor i cili ditën e sotme po vlerëson shkallën e dëmtimit.
Duke parë se mungojnë ende dhe dy javë nga starti i kampionatit pritet që Shezni të mos jetë i pranishëm në ndeshjen e parë duke i lënë vendin e titullarit portierit Matia Perin.
Arena e Lajmit