Polemikat për largimin e Robert Levandovski nga Bajern Mynih vazhdojnë dhe nuk kanë ndër mend të ndalen. Sulmuesi polak dhe drejtuesit e klubit bavarez vazhdojnë thumbimet në distancë e këtë radhë drejtori sportiv, Hasan Salihamixhiç, mendon se është kaluar caku.
“Babai im më ka mësuar që duhet të largohesh pa përplasur asnjëherë derën, por unë kam përshtypjen se Robert e ka bërë një gjë të tillë”, ishin fjalët e Salihamixhiç rreth polakut, Ky i fundit kishte deklaruar një ditë më parë se klubi gjerman kishte bërë gjithçka që ishte e mundur për të gjetur një pretekst për ta shitur.
“Kjo është diçka që Bajerni nuk mund ta pranojë. Do të flas me Laportën rreth kësaj çështje sapo të takohemi”, tha Salihamixhiç, i cili duket se do të kërkojë nga katalanasit që të ndalojnë këto deklarata publike të polakut që i cilësojnë të pavërteta.
Arena e Lajmit