Mark Kukurela është kthyer në një nga lojtarët më të ndjekur në merkato nga skuadrat e Premier Ligës, me Sitin dhe Çelsin që kryesojnë garën për të.
Sipas raportimeve nga “Goal”, 24-vjeçari ka përzgjedhur Çelsin si destinacionin e tij të preferuar për t’u transferuar gjatë kësaj merkatoje pas bisedimeve me teknikun Tomas Tuhel.
Kukurela vlerësohet rreth 50 milionë paund nga ana e Brajton, të cilët në javët e fundit ishin në bisedime të avancuara me Sitin të cilat për momentin janë stopuar duke parë edhe ndërhyrjen e Çelsit që duket të ketë akordin me lojtarin.
Arena e Lajmit