“Cikli ynë fitues sapo ka nisur”, Pioli: Sezonin e ardhshëm duhet të…

Tekniku i Milanit, Stefano Pioli ka rrëfyer emocionet për titullin e fituar gjatë sezonit të shkuar dhe pritshmëritë për sezonin e ardhshëm në një intervistë për “DAZN”. Tekniku i kuqezinjve ka treguar me bindje se cikli fitues i skuadrës sapo ka nisur dhe se pret që sezoni i ardhshëm të ketë një lodhje të shtuar për shkak të Botërorit.

pioli

“Ky është një cikël fitues që sapo ka nisur dhe jam i sigurt që do të vazhdojë i tillë. Në kemi kuptuar se ccfarë duhet të bëjmë për të qendruar fitimtar.

Pasi fituam titullin mora shumë telefonata ku më thuhej se tani duhet të kisha më shumë kujdes, por i kam parë djemtë mjaft të përqendruar.

Sezoni i ardhshëm pres që të jetë i lodhshëm, do të luajmë shumë ndeshje në një hapsirë të shkurtër kohore dhe duhet të jemi të kujdesshëm si nga ana fizike dhe nga ajo psikologjike.”, u shpreh Pioli.

Arena e Lajmit


“Cikli ynë fitues sapo ka nisur”, Pioli: Sezonin e ardhshëm duhet të…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook