E konfirmon vetë lojtari, futbollisti nga Tetova i jep fund aventurës me Tiranën: I lumtur që isha pjesë e skuadrës më të madhe në Shqipëri

Enur Totre i ka dhënë fund zyrtarisht aventurës së tij me Tiranën. Siç raportoi dhe më parë “Panorama Sport”, mesfushori nga Tetova nuk do të jetë më pjesë e bardhebluve në vazhdim.

ENUR TOTRE

Ai do të bëhet pjesë e skuadrës ukrainase, Vorskla Poltava për shumën e 250 mijë eurove.

Me anë të një postimi në profilin e tij në “Instagram”, Totre shprehet i lumtur për aventurën e tij te bardheblutë, ku u shpall dhe kampion i Shqipërisë.

Jam shumë i lumtur që kam qenë pjesë e skuadrës më të madhe në Shqipëri në një vit të jashtëzakonshëm, ku falë një pune të madhe morëm titullin kampion. Aventura ime me Tiranën përfundon këtu, duke qenë mirënjohës ndaj presidentit, drejtuesve, stafit teknik dhe të gjithë lojtarëve që kam punuar gjatë këtij viti. Pa diskutim, një falënderim i veçantë shkon për tifozët e mrekullueshëm që më kanë qëndruar pranë çdo ditë, ju jeni krenaria e qytetit. Ju uroj shumë suksese në vazhdim. Forca Tirona!”, ishin fjalët e tetovarit.

 

View this post on Instagram

A post shared by Ennur Totre (@etotre8)

LEXO EDHE: EKSKLUZIVE/ Mesfushori e mbylli përfundimisht me Tiranën, gati ta ndjekë nga pas edhe… Seferi

Arena e Lajmit


E konfirmon vetë lojtari, futbollisti nga Tetova i jep fund aventurës me Tiranën: I lumtur që isha pjesë e skuadrës më të madhe në Shqipëri

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook