EMRI-FOTO/ Kreu tetë grabitje për dy orë, zbulohet identiteti i reperit të arrestuar në Greqi

Greqi

Policia greke ka publikuar informacione rreth reperit 23-vjeçar që kreu rreth 11 grabitje në Selanik. Sipas protothema.gr tetë grabitje të kryera nga i riu zhvilluan brenda dy orëve, në farmaci, dyqane dhe zonat e Ampelokipi, Kalamaria, Neapolis dhe Charilaou.

Autoritetet kanë publikuar foto dhe identitetin e të riut, bëhet fjalë për Thodoris Karagiannis që u arrestua më 13 dhjetor të vitit 2022. Ndaj tij rëndojnë një sërë veprash penale, grabitje, kanosje , armëmbajtje pa leje. Pas rrëfimit të tij në hetuesi u la i lirë me kusht. I akuzuari dyshohet se i ka kryer grabitjet së bashku me dy persona të tjerë të paidentifikuar, gjë që po hetohet nga policia.

Arena e Lajmit

EMRI-FOTO/ Kreu tetë grabitje për dy orë, zbulohet identiteti i reperit të arrestuar në Greqi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook