Mançester Siti i Pep Guardiolës po vazhdon nga puna në mërkato për të ndërtuar një skuadër sa më me kualitet për sezonin e ardhshëm ku në mënyrë surprizë gjatë orëve të fundit në listën e drejtuesve të klubit ka përfunduar dhe emri i mesfushorit të Juventusit, Arthur.
Sipas raportimeve nga “Goal”, braziliani i cili nuk arriti të përshtatej në Serisë A pas transferimit nga Barcelona po kërkon një aventurë të re ku Siti i Guardiolës do të ishte një prej alternativave.
Tekniku spanjoll duke parë dhe karakteristikat e Arthur do ta përzgjidhte atë si zëvendësuesin e Bernardo Silvës që duket pranë largimit. Formula e transferimit mbetet ende për tu diskutuar me Juventusin që do ti hapte rrugën e largimit brazilianit edhe në një marrëveshje huazimi.
Arena e Lajmit