Mbërrin pa shenja jete në spital një i burgosur i Shënkollit, dyshimet e para

Burgu I Shenkoll 1068x606

Një i burgosur 64-vjeçar në burgun e Shënkollit ka mbërritur i vdekur në urgjencën e spitalit rajonal të Lezhës.

Gazetari Elidon Ndreka bën me dije se i  burgosuri kishte probleme shëndetësore dhe vdekja dyshohet të ketë ardhur nga shkaqe natyrale.

Trupi i pajetë do të dërgohet në morg për përcaktimin e shkaqeve të vërteta të vdekjes.

Personi që ka ndërruar jetë ishte pacient në spitalin e burgut Shënkoll, me vendim gjykate mjekim të detyrueshëm, pasi kishte probleme shëndetësore.

Mbërrin pa shenja jete në spital një i burgosur i Shënkollit, dyshimet e para

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook