Influencer-ja argjentinase, Xhuliana Orejano, ishte në qendër të faqeve rozë pas flirteve që ka pasur me futbollistin e Real Madridit, Vinicius Zhunior.
Bukuroshja ka pranuar për mediat vendase se një numër i madh futbollistësh të njohur i shkruajnë dhe se me yllin brazilian ka shkëmbyer mesazhe dhe fotografi.
Në bisedën që është shpërndarë në rrjetet sociale shihen qartë mesazhet që i ka dërguar braziliani, si edhe replikat në disa fotografi provokuese në ‘inbox’.
Pjesë nga biseda:
-“Si je?”
-“Mirë, po ti?”
-“Flet spanisht, cfarë po bën?”
-“Asgjë po ti,”
-“Duke ngrënë akullore”
-“Shumë mirë”
“Ciudad Noticias” njofton se Juliana është shumë e njohur në Instagram dhe Tik Tok, madje po mendon seriozisht të fillojë të fitojë para në platformat që ofrojnë përmbajtje erotike.
Arena e Lajmit