Mesazhet e forta të ambasadores amerikane, Kikia: Përpjekje për të mbajtur gjallë besueshmërinë e shqiptarëve tek SPAK! Pollo: Retorikë patetike!

Poll

Në emisionin “Open” në News24 Genc Pollo foli për reagimin e ambasadores amerikane në Tiranë Yuri Kim për reformën në drejtësi dhe rolin e SPAK.

Ai tha se sipas tij ka një retorikë patetike, dhe se të kujton propagandën e kohës së partisë së Punës.

“Flasin për reformë imperfekte. Retorikë patetike është përkufizim i asaj që u tha, të thuash ndalni ju koha ka mbaruar, të kujton propagandë të kohës së partisë së punës. Është një refleks që reforma në drejtësi nuk është ajo që synonin ndërkombëtarët. Këtu me të drejtë u përmend rasti i Bllakos, ka raste të tjera që kushte familjare i kanë pasur të tmerrshme dhe i kanë lënë të berë në burg. Kemi një rast favorizimi nga një gjykatëse e Vetinguar”, tha Pollo.

Nga ana e tij Mentor Kikia tha se e sheh si një deklaratë të fortë dhe agresive, duke shtuar se mbetet për tu parë nëse kjo deklaratë do të shoqërohet me lëvizje.

“Deklarata është e fortë, agresive. Do mbetet për tu parë nëse kjo deklaratë do të shoqërohet me një lëvizje. Është për politikën, nëse do përpiqemi ti bëjmë përkthim do ndalesha tek fjalia: Ju i shijuat privilegjet tuaja. Sot ata që janë në parlament nuk kanë imuniteti. Kjo na shtyn të mendojmë se deklarata u referohet atyre që nuk janë në pushtet.  e gjithë teoria e shantazheve, ka qenë metoda me të cilën ka funksionuar drejtësia shqiptare. Në vendin më të korruptuar ku krimi dhe politika ka qenë një, këtu janë shitur të gjithë. Deklaratën e gjej tek opozita. Nuk mendoj që ka ndonjë emër.”, tha Kikia.

Arena e Lajmit

Mesazhet e forta të ambasadores amerikane, Kikia: Përpjekje për të mbajtur gjallë besueshmërinë e shqiptarëve tek SPAK! Pollo: Retorikë patetike!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook