VIDEO/ Ten Hag-Ronaldo, “shkëndija” që në ndeshjen e parë të portugezit

Kristiano Ronaldo ka kërkuar largimin nga Mançester Junajtid ndërsa trajneri i “djajve të kuq”, Erik Ten Hag, nuk dëshiron që ai të largohet pasi beson se mund të ndryshojë situatën e klubit me CR7 në përbërje. Por duket se ky qëndrim i kundërt ka bërë që mes të dyve të ketë “shkëndija” që në fillim të punës bashkë.

bandicam 2022-08-01 17-11-18-501

Në ndeshjen e parë miqësore ku Kristiano Ronaldo dha kontributin e tij me fanellën e Mançester Junajtid nën drejtimin e Ten Hag, atë ndaj Rajo Vajekano, në mes të pjesës së parë kishet një pushim për t’u freskuar lojtarët në mes të vapës. Pamjet amatore të regjistruara në stadium tregojnë se Ten Hag iu drejtua pikërisht Ronaldos në ato çaste me shpjegime taktike.

Lojtari ishte dukshëm i pakënaqur në reagimet e tij ndaj teknikut, duke i bërë edhe me shenjë se ishte i ndërgjegjshëm për taktikën që duhej përdorur, për t’u larguar më pas, dukshëm i pakënaqur për këtë situatë. Ndërsa Ten Hag u kthye qetësisht në pankinë, pasi i dha udhëzimet lojtarit i cili mungoi në turneun në Tajlandë dhe Australi të “djajve të kuq”.

Arena e Lajmit


VIDEO/ Ten Hag-Ronaldo, “shkëndija” që në ndeshjen e parë të portugezit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook