Zheji: Katër drejtorë të mazhorancës po ‘kolliten’ në SPAK! Pollo: Lidhjet e qeverisë me narkotrafikun, s’janë diskutuar asnjëherë në këtë mënyrë!

Genc Pollo

Emisioni “Open” në News24 mbrëmjen e sotme kishte në fokus mesazhet e forta të ambasadores Yuri Kim në Tiranë lidhur me drejtësinë.

Gjatë bisedës në studio, analisti Artur Zheji tha se nuk ka inkurajim më të madh se pandëshkueshmëria në radhët e politikës.

Nga ana e tij, politikani Genc Pollo tha se lidhjet e niveleve të larta të qeverisë me narkotrafikun, nuk janë diskutuar asnjëherë në këtë mënyrë sa sot.

Pjesë nga biseda në studio:

Zheji: Nuk ka inkurajim më të madhe se pandëshkueshmëria në radhët e politikës. Korrupsioni qeveritar i pandëshkuar dhe mafia janë bashkë. Mafia shërben për të mbledhur vota dhe pushteti nuk e lufton. Tani këtu është problemi po i godit njëri krah do të bjerë krahu tjetër. Kim për këtë e ka, njëri krah do të marrë goditje.

Kikia: Aty e thotë qartë, mjaft iu përgjigjet telefonatave.

Zheji: Domethënë edhe telefonatat janë të përgjuara. Janë mesazhe të koduara të ambasadores.

Dritan Hila: Berisha ka sulmuar gjyqtarëë direkt edhe me emra. ka edhe gjyqtarë që e mendojnë, shiko,-mund të vijë në pushtet dhe mund të na bëjë gjëmën.

Genc Pollo: Lidhje e nivele të lartë të qeverisë me narkotrafikun nuk janë diskutuar asnjëherë në këtë mënyrë. PPP, kam përshtypjen  se në këtë masë nuk kanë qenë. Të mendosh që gjithë kjo energji duhet çuar tek opozita duhet të ketë një arsye të fortë.

Kikia: Ajo që besoj që kërcet në këtë histori është fakti që ambasadorja u drejtohet gjykatësve dhe prokurorëve mos iu përgjigjeni telefonatave dhe mjaft pranuat dhurata. Këto informacione mund të jenë publike.

Zheji: Katër apo pesë drejtorë të rëndësishëm të mazhorancës po ‘kolliten’ në SPAK!

Arena e Lajmit

Zheji: Katër drejtorë të mazhorancës po ‘kolliten’ në SPAK! Pollo: Lidhjet e qeverisë me narkotrafikun, s’janë diskutuar asnjëherë në këtë mënyrë!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook