Në këtë jetë, Tomas Myler ndoshta nuk do të luajë kurrë në Premier Ligë, pavarësisht se për yllin e Bajernit ka ende dobësi nga dy klube. Premier Liga konsiderohet përgjithësisht liga më e fortë në Europë. Konkurrenca me klubet e shumta është më e fortë, ritmi dhe fiziku është më i lartë dhe ka shumë herë më tepër para në ishull. Pra, nuk është çudi që yjet më të mirë tërhiqen rregullisht të luajnë në Angli.
Shembulli më i fundit është Erling Halandi, i cili nënshkroi për Mançester Sitin këtë verë. Në të kaluarën, shumë lojtarë të kombëtares gjermane guxuan ‘aventurën angleze’.
Ndonjëherë shumë i suksesshëm, për shembull me Gyndoan (Siti), Antonio Rydigerin ose Kai Haverc (Çelsi) – ndonjëherë më pak të suksesshëm, siç tregon rasti i Timo Vernerit.
Sipas një lajmi të “Sport1”, klubet nga Anglia thuhet se kanë kërkuar Tomas Mylerin në merkaton e dimrit: ata janë identifikuar si Evertoni dhe Njukasëlli.
Megjithatë, interesi nuk ishte i dyanshëm. Madje, djaloshi nga Mynihu as që e ka marrë në konsideratë këtë ofertë. Ndërsa në të shkuarën është përfolur për një interes edhe nga Mançester Junajtid apo Liverpuli, por gjithnjë ai nuk e ka menduar të lërë shtëpinë e tij për ishullin.
“Vetëm si tifoz unë mund të preferoj të jem në tribunat e ‘Anfield Road’”, tha sulmuesi 32-vjeçar.
Arena e Lajmit