Fanellat më të shtrenjta, vendi i parë në Serinë A është surprizë. Në Europë dominon rivalja e PSG-së

Në prag të sezonit të ri, të gjithë tifozët e zjarrtë nxitojnë drejt dyqaneve të klubeve të zemrës për të blerë fanellat zyrtare të edicionit të ri. Tifozët e klubeve europiane e kanë bërë tashmë traditë që të blejnë fanella të cilat të jenë identike me ato të lojtarëve, përfshirë edhe sponsorët e stampuar në to, gjë që rrit çmimet e tyre.

ssssss

Faqja e specializuar “Calcio e Finanza” ka bërë një hulumtim rreth çmimeve të fanellave më të shtrenjta në Itali dhe Europë dhe rezultatet në fakt janë surprizuese.

Në Itali, fanella më e shtrenjtë nuk është një nga ato të një klubi që luan rregullisht në Ligën e Kampioneve, por e Fiorentinës. Në total, për të pasur një fanellë njëlloj si lojtarët që zbresin në fushë, një tifoz i kësaj skuadre duhet të paguajë 126 euro. Më pas vijnë Lacio dhe Napoli me 125 euro, si dhe Roma me 120 euro. Edhe Monza e sapongjitur për herë të parë në Serinë A, ka një fanellë që kushton thuajse 105 euro.

aaaaaaa

Ndërkohë, sa i përket Europës, është një skuadër franceze që kalon italianet dhe ajo është Nica. Një fanellë e saj kushton 127 euro.

zzzzzzzzzz

Arena e Lajmit


Fanellat më të shtrenjta, vendi i parë në Serinë A është surprizë. Në Europë dominon rivalja e PSG-së

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook