Ideja e fundit e merkatos, Ekuban si partner sulmi me sulmuesin e kombëtares shqiptare

Eksperienca e Kaleb Ekuban në futbollin italian duket se do të jetë shumë më e shkurtër se sa shpresonte ish-sulmuesi i Partizanit. Paraqitjet e tij te Xhenoa nuk kanë bindur dhe ai mund të shkojë përsëri në një kampionat ku ka arritur të shfaqë më së miri vlerat e tij.

ekuban

Sipas mediave turke, Ekuban është kthyer në objektivin e merkatos së klubit të Koniaspor. Skuadra në radhët e të cilës aktivizohen edhe Çekiçi me Cikalleshin, kërkon lojtarë ofensivë dhe ka piketuar Ekuban si një nga emrat më të mundshëm për t’u përforcuar për sezonin e ri..

Klubi e kërkoi lojtarin që në janar, por asokohe Xhenoa vendosi të mos hiqte dorë. Situata mund të jetë ndryshe tani, pasi klubi ka bërë lëvizje në merkato dhe duket se është gati të lejojë Ekuban të kthehet në Turqi ku ka shkëlqyer më parë me fanellën e Trabzonspor.

Arena e Lajmit


Ideja e fundit e merkatos, Ekuban si partner sulmi me sulmuesin e kombëtares shqiptare

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook