Transportonte kundrejt fitimit 2 emigrantë, arrestohet në flagrancë 24-vjeçari

Korce Policia

Arrestohet një 24-vjeçar në Korçë pasi u kap duke transportuar 2 emigrantë kundrejt fitimit.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt përfitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit, finalizuan operacionin policor të koduar “Midnight 4”, si rezultat i të cilit, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit S. M., 24 vjeç, banues në fshatin Bathës, Elbasan, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndaluar në dalje të qytetit të Bilishtit, Devoll, automjetin tip “Seat”, me drejtues shtetasin S. M., pasi bazuar në inteligjencën informative, dyshohej se ky shtetas po transportonte emigrantë, për kalim të paligjshëm të kufirit. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, u gjetën 2 emigrantë, të cilët 24-vjeçari do t’i transportonte në mënyrë të kundërligjshme, drejt vendeve të BE-së, kundrejt fitimit.  

Nga ana e Policisë po punohet për vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari të kundërligjshme.

Transportonte kundrejt fitimit 2 emigrantë, arrestohet në flagrancë 24-vjeçari

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook