Zgjedhja e Ferrarit për të montuar gomat e bardha F1-75 në makinën e Sharl Lëklerkut në xhiron e 40-të gjatë “Çmimit të Madh” të Hungarisë, i kushtëzoi garën pilotit monegask. Një strategji që solli dështimin, duke i zhgënjyer tifozët e shumtë të makinës italiane.
Zgjdhja e “kokëkuqes” është komentuar me ironi edhe nga rivalët. Gjatë ngjitjes në podium, Maks Vershtapen, së bashku me pilotët e Mercedesit, Luis Hamilton dhe Xhorxh Rasëll, kanë qeshur me strategjinë që ndoqi skuadra nga Maranelo me gomat e forta.
Gjithçka nisi nga Hamilton në një shkëmbim të shpejtë batutash mes tre pilotëve teksa shikonin imazhet në television. “Ferrari kishte goma ‘hard’?!” u shpreh fillimisht shtatë herë kamponi i botës.
Ndërsa Vershtapen dhe Rasëll u kthyen drejt tij duke qeshur, teksa konfirmuan duke i thënë “po”. Siç dihet, Lëklerk ishte në kryesim, por zgjedhja e gomave bëri që monegasku të humbasë shpejtësinë dhe të zbresë më pas në vend të shtatë.
View this post on Instagram
Arena e Lajmit