Një servis makinash është përfshirë nga flakët në fshatin Saver të Lushnjes. Zjarri nuk është shuar ende ndërsa mësohet se Policia dhe zjarrfikësit kanë shkuar në vendngjarje.
Dyshimet e para janë që zjarri ka nisur si pasojë e një shkëndije elektrike, ndërsa si pasojë e flakëve janë dëmtuar mjetet të cilat ishin në servis.
Njoftimi i policisë:
Lushnjë / Informacion paraprak
Rreth orës 17:00, në lagjen “Savër”, Lushnjë, në një servis për lyerjen me bojë të mjeteve motorrike, në pronësi të shtetasve B. K dhe F. P., ka rënë zjarr.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe shërbimi zjarrfikës të cilët po punojnë për shuarjen e zjarrit dhe përcaktimin e shkakut të rënies së tij.
Arena e Lajmit