Hipotezë e papritur për Brojën, sulmuesi mund të bëjë një rikthim të bujshëm

Emri i Armando Brojës vazhdon të qarkullojë thuajse çdo ditë në mediat më të njohura sportive në Angli. Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare është në pritje të vendimit të Çelsit për këtë sezon, nëse do ta mbajë në radhët e bluve, apo nëse do të kërkojnë një sistemim tjetër. Dhe thuajse çdo ditë, shfaqen hipoteza nga më të ndryshmet.

broja

Sot, në mediat britanike është publikuar hipoteza e një kthimi të bujshëm te Sauthempton, klub ku Broja shpërtheu në skenën e rëndësishme të futbollit britanik duke luajtur rregullisht nën urdhrat e Ralf Hasenhutl. Drejtuesit e kësaj skuadre dhe vetë trajneri nuk e kanë mohuar kurrë se do të dëshironin futbollistin që të kthehej përfundimisht në radhët e tyre dhe sipas gazetarit britanik që merret me merkaton, Din Xhouns, një gjë e tillë është mëse e mundshme.

“Duket se Sauthemptoni do të vuajë edhe këtë vit për gola. Ata mund të kthehen  përsëri në garë për Brojën”, tha ai për “GIVEMESPORT”. “E gjithë koha që ai kalon te Çelsi dhe klubet e tjera shohin në drejtim tjetër, rrit besimin se Sauthempton mund të kthehet në garë për Brojën, nuk do ta përjashtoja këtë mundësi”, tha gazetari britanik.

Arena e Lajmit


Hipotezë e papritur për Brojën, sulmuesi mund të bëjë një rikthim të bujshëm

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook