Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka komentuar situatën politike në vend nën dritën e zhvillimeve të reja.
I ftuar në emisionin “Opinion” Meta tha se marrëveshja e nënshkruar sot me PD, do të frymëzoijë një ndëshkim shembullor për kryeministrin Rama e qeverinë e tij.
Nëse deri tani KQZ ka thënë nuk mund të regjistrojë PD pa një vendim përfundimtar. Nëse KQZ nuk e regjistron çdo të bëni?
Meta: Nuk dua të flas me supozime. Kjo është pyetje që mund t’ja drejtoni Berishës, por ndaj bindjen që ççdo manovër anti-ligjore dhe kundër pluralizmit politik të drejtuar nga Rama…
Më 6 mars kam qenë president e nuk jam angazhuar me këtë çështje por nuk do jemi të pa përgatitur për gjithçka.
Pas braktisjes rikthimi në garën lokale nuk është aq i thjeshtë apo jo?
Meta: Besoj se në 4 vite në një marrëzie një kosto e madhe për shqiptarët, të gjithë kanë kuptuar çmund të bëjë Rilindja kur ka 100 përqind pushtetin. Populli e qytetarët ishin të braktisur të padëgjuar, dhe marrëveshja e parime e objektivat e saj do frymëzojnë një pjesëmarrje të madhe në lokale dhe një ndëshkim shembullor për Ramën.
Kush është super politikani i propozuar Berishës?
Meta: Nuk është bërë një propozim është diskutuar për rëndësinë e fuqizimit të Këshillave bashkiake që të fusim risi të seançave live dhe të dëgjimit të qytetarëve. Në këtë Këshill të përfaqësohemi me persona sa më publik. Ka shumë super politikanë e super personalitete.
Meta: Nuk do jetë anonim do ta shihni.
E quani veten superpolitikan?
Meta: Unë jam modest. Kam plane kombëtare
Do të thotë nuk do të jeni?
Meta: Normal
Arena e Lajmit