Lacio vazhdon të lëvizë në merkato, ku pas firmës me ish-mesfushorin e Interit, Matias Vesino, klubi kryeqytetas duket se ka arritur akordin dhe me mbrojtësin e Çelsit, Emerson.
Sipas raportimeve nga “Tuttomercato”, në orët e fundit ka pasur kontakte të shtuara mes drejtorit sportiv të Lacios, Igli Tare dhe përfaqësuesve të klubit londinez për mbylljen e një akordi për huazimin e 27-vjeçarit.
Emerson duket të ketë rënë dakord për këtë aventurë të re në Itali që do ti jap mundësinë të ketë një minutazh të shtuar nën urdhrat e Mauricio Sarrit.
Arena e Lajmit