“Duhet patjetër që secili t’i fikë ato drita, jo si Kapllani”, Rama apelon për kursimin e energjisë: Po të kishte çmimin real, do kishte mbyllur dhe…

Rama

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Peshkopi në një takim me operatorë turistik mbi zhvillimin e turizmit në Dibër, ku foli dhe për çmimin e energjisë elektrike.

“Nëse nuk kemi shi kemi atë hallin e madh të çmimit të energjisë elektrike pasi detyrohemi të dalim në import dhe aty tregu ka ik fare, është çmendur komplet, ndërkohë që ne duam ta mbrojmë me çdo kusht çmimin për familjarët dhe për këtë shtresë sipërmarrësish të vegjël që falë mbështetjes që marrin nga qeveria e kësaj mbrojtje mund të operojnë normalisht”, tha Rama.

Ndërkohë që ka apeluar për kursimin e energjisë elektrike duke bërë batuta.

“Duhet patjetër që secili t’i fikë ato drita, jo si Kapllani, që i kishte lënë të gjitha dritat hap. I kemi lënë për ty tha. Po të kishte çmimin real Kapllani do kishte mbyllur dhe perdet për mua se do i dukej dhe drita e diellit sikur po e paguante vetë”, tha Rama.

“Duhet patjetër që secili t’i fikë ato drita, jo si Kapllani”, Rama apelon për kursimin e energjisë: Po të kishte çmimin real, do kishte mbyllur dhe…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook