EKSKLUZIVE/ Mungon në stërvitje me bardheblutë, Seferi e mbyll me Tiranën

Tirana ka nisur përgatitjet për kampionatin. Pas disa ditësh pushim në Europë, bardheblutë janë grumbulluar në “Skënder Halili”. Në ditën e parë binte në sy mungesa e Taulant Seferit, i cili kishte marrë leje, por burime thonë që sulmuesi e ka mbyllur me Tiranën dhe pret që të firmosë me një skuadër të re.

SEFERI

MUNGESAT – Ashtu siç dihet, me skuadrën nuk ishte i pranishëm Enur Totre. Lojtari tashmë është zyrtarisht i larguar edhe nga klubi. Nga ekipi është larguar edhe Marlind Nuriu. Edhe futbollisti i krahut të djathtë ka vendosur që ta provojë veten diku tjetër, pasi kërkon më shumë minuta në fushën e lojës, ama mungesa e madhe ishte Taulant Seferi.

Sulmuesi nuk ishte me grupin, ndërsa burime në klub pranojnë se ai do të bashkohet me skuadrën shumë shpejt. Gjithsesi, burime të tjera të sigurta për gazetën bëjnë me dije se Seferi e ka mbyllur me Tiranën dhe tashmë është i larguar, edhe pse mund të kthehet për disa ditë në skuadër.

STËRVITJA – Përgatitja e djeshme ka qenë e lodhshme, sepse Shehi përveç anës taktike, e ka ngarkuar skuadrën edhe fizikisht. Mbi 10 xhiro vrap ka bërë ekipi në fund të stërvitjes.

HALILI – Që në fillim të stërvitjes, në “Skënder Halili” u shfaq presidenti Refik Halili. Ai diskutoi gjatë me Tefik Osmanin, ndërsa më pas ndoqi me kujdes përgatitjet e bardhebluve që ishin më të paktë në numër se zakonisht.

TAKIMI – Në fund të stërvitjes që kishte një ngarkesë shumë të madhe fizike, Halili ka takuar trajnerin Orges Shehi. Për më shumë se 1 orë, Shehi, Halili, Osmani dhe Grent Halili kanë diskutuar me njëri-tjetrin. Diskutimi ka qenë i gjatë, ndërsa është folur për gjendjen e ekipit dhe të ardhmen dhe kampionatin e ri.

OBJEKTIVAT – Tirana ka mbyllur Europën dhe tani mendon për Superioren. Skuadra bardheblu është duke menduar për kampionatin dhe mbrojtjen e titullit. Kampionati nis më 20 gusht, ndërsa Tirana po kërkon për lojtarë. Problemi kryesor është se nuk po gjejnë futbollistë cilësorë. Në këto kushte, nëse nuk gjenden lojtarë të tjerë, atëherë skuadra aktuale do të marrë pjesë në kampionat. Gjithsesi, do të pritet deri në fund të merkatos, pikërisht në momentin kur mund të ketë lojtarë të lirë.

Arena e Lajmit


EKSKLUZIVE/ Mungon në stërvitje me bardheblutë, Seferi e mbyll me Tiranën

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook