EKSKLUZIVE/ Trajneri nuk e sheh titullar, mbrojtësi drejt largimit nga Partizani. Ja prapaskenat

Qëndrimi i Egzon Belicës te Partiza ni në sezonin e ri nuk është aspak i sigurt, madje ndodhet në pikën më kritike që nga momenti kur strugani firmosi me të kuqtë, rreth katër vite e gjysmë më parë. Partizani po zhvillon fazën përgatitore para nisjes së sezonit në Pogradec dhe prej dy ditësh Egzon Belica nuk është parë në stërvitje me skuadrën. Burime për “Panorama Sport” bëjnë me dije se mungesa e zëvendëskapitenit lidhet me një çështje mes tij dhe klubit.

BELICA 1

PRAPASKENAT – Mbrojtësi ka edhe një vit kontratë me Partizanin, nga e cila përfiton përafërsisht 5 mijë euro në muaj. Siç gazeta e ka raportuar ditë më parë, te të kuqtë nuk do të ketë më harxhime të tepruara dhe përveç kësaj qëllimi është që në skuadër të ndihen të gjithë të barabartë në çdo aspekt.

Duke u nisur nga kjo, Belicës i është kërkuar një ulje e ndjeshme e pagës, si dhe heqja dorë nga disa kushte të tjera, të cilat nuk bëhen me dije për momentin. Lojtari fillimisht ka refuzuar kategorikisht dhe kjo lëvizje e tij është pasuar nga veprimi i radhës nga ana e klubit. Drejtuesit janë ulur me stafin teknik dhe kanë kërkuar të dinë pozitat që ka Belica në skuadër.

Trajneri Mehmeti dhe stafi i tij e kanë bërë të qartë se 31- vjeçarin e shohin si pjesë të ekipit për sezonin e ri, por jo më si titullar të padiskutueshëm. Me pak fjalë, Belica nuk është më në kushtet që ishte vitin e shkuar.

Më pas, krerët e klubit kanë kërkuar largimin e Belicës nga faza përgatitore në Pogradec dhe ardhjen e tij në Tiranë. Aktualisht, palët janë në negociata dhe në ditët në vijim do të vendoset përfundimisht rreth të ardhmes së 31-vjeçarit, i cili që nga ardhja e tij, mori një rol të rëndësishëm në skuadër dhe u shndërrua në garanci para portës së mbrojtur nga Alban Hoxha.

“LUFTË E FTOHTË” – Belica ka edhe një sezon kontratë me kushtet aktuale me Partizanin dhe ka gjithë të drejtën të kërkojë ta respektojë këtë kontratë deri në fund. Por nuk është aq e lehtë, sepse kjo do të kishte një kosto jo të vogël për lojtarin.

Në rast se Belica do të kërkonte të qëndronte me kontratën aktuale, veprimi i radhës i klubit do të ishte abonimi i plotë me stolin, deri në dërgimin në skuadrën U21 apo U-19, siç ndodhi në muajin janar me Kaçen.

Gjithsesi, marrëdhënia mes mbrojtësit dhe Partizanit është shumë më e ngushtë dhe pritet që palët të mos marrin vendime të tilla drastike, por ta zgjidhin në një mënyrë konsensuale, pa hatërmbetje.

belica

DENIS LALA – Arena e Lajmit


EKSKLUZIVE/ Trajneri nuk e sheh titullar, mbrojtësi drejt largimit nga Partizani. Ja prapaskenat

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook