Konventa Kombëtare, nis votimi për zgjedhjen e kryetarit të Partisë së Lirisë. Meta kandidati i vetëm

Ilir Meta 2

Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë ka nisur tashmë procesin e zgjedhjes së kryetarit të kësaj force politike.

Ashtu siç u bë e ditur që në nisje të saj, Ilir Meta është i vetmi kandidat për kryetar.

Në nisje të Konventës, Meta tha se fakti që është kandidat i vetëm në garë është tregues i besimit të anëtarëve në lidershipin e tij.

“Prej 100 ditësh është bërë e ditur se do ketë zgjedhje për kryetar partie dhe strukturat, falenderoj komitetin organizator që përfundoi misionin. Sot do votohen të gjithë në mënyrë të fshehtë. Nuk shpikim dot kandidatë dhe nuk bëjmë gara fiktive. Tregues i besimit të anëtarëve në lidershipin tim. Do ta justifikoj me përgjegjësi maksimale. Do fuqizohet roli i të rinjve do jenë të përfaqësuar më shumë se 30 përqind në Struktura. Kudo në çdo nivel të rinjtë më të talentuar të jenë atje”, tha ai.

I pyetur në lidhje me emrin e kandidatit për kryetar të Këshillit Bashkiak të Tiranës, Meta tha se lista do të jetë aq e mirë sa do të jetë e vështirë të zgjidhet.

“Do të shihni super listën e kandidatëve për këshilltarë e do ta keni të vështirë të zgjidhni ju njërin prej tyre”, tha ai.

Arena e Lajmit

Konventa Kombëtare, nis votimi për zgjedhjen e kryetarit të Partisë së Lirisë. Meta kandidati i vetëm

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook