Merret vendimi për Pogba, Juventusi shmang më të keqen me mesfushorin

Juventusi mund të marrë frymë i qetë. Pol Pogba do të kthehet në fushën e lojës shumë më shpejt sesa mendohej pas testeve të para që treguan dëmtimin në meniskun e tij. Mesfushori francez ka udhëtuar drejt Lionit për t’u konsultuar me një specialist të njohur dhe ky i fundit i ka bërë të qartë se nuk ka nevojë për ndërhyrjen kirurgjikale që do ta kthente në fushë vetëm në vitin 2023, duke humbur edhe pjesëmarrjen në Botëror.

1410451690-0175-krSG-U4401703801567e5E-528x329@Gazzetta-Web_528x329

Profesori Bertrand Soneri-Kote, i ka bërë të ditur se dëmtimi mund të kalohet me tre javë punë në palestër, pishinë dhe fizioterapi, e pastaj dy javë të tjera në fushën e lojës për të kryer përgatitjen atletike të duhur. Sipas të gjitha gjasave, do të kthehet nën urdhrat e Alegrit që në ditët e para të shtatorit, në ndeshjen ndaj Salernitanës.

Kështu, ai do të mungojë vetëm për 5 javë në kampionatin italian, në ndeshjet ndaj Sasuolos, Sampdorias, Romës, Specias dhe Fiorentinës. Gjithmonë nëse gjërat shkojnë shumë mirë, pasi kjo lloj terapie është ajo që ka rreziqet më të mëdha sa i përket rikuperimit. Në këtë zgjedhje në fakt ka ndikuar edhe dëshira e Pogba, pasi lojtari kërkon me çdo kusht të jetë në Botëror, ndaj ka marrë përsipër rrezikun që sjell një terapi e tillë.

Arena e Lajmit


Merret vendimi për Pogba, Juventusi shmang më të keqen me mesfushorin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook