Nënë e bir grabitën banesën në Tiranë, bashkëshorti i pastrueses flet për “News24”: Faj ka gruaja. Makinën djalit ia kam blerë me lekët e burgut tim

Spartak Dobi Bashkeshorti I Rozeta Dobit

Bashkëshorti i Rozeta Dobit ka folur për “News24”. Spartak Dobi ka thënë se nuk kishte dijeni për grabitjen që kishte kryer bashkëshortja Rozeta dhe djali Havier Dobi.

Ai ka theksuar se në këtë histori faj ka bashkëshortja, ndërsa kërkon lirimin e djalit.

Pjesë nga intervista:

I kërkoj shtetit  shqiptar meqenëse kam bere burg vete do i lutem shume qe djalin te ma lirojnë me burg me kusht se atë fëmijë kam

E keni takuar djalin pas kësaj?

Dobi: Shkuam dje nuk fliste fare, i kishte rene kokës në cimente ishte çarë sepse i vjen inat qe nuk e mori nena vete përsipër qe e kam bere unë. Ti e ke bërë ku dinte djali ku ishin paratë.

Ju si mendoni paratë kush i kishte fshehur?

Dobi: Bashkëshortja. Djali s’ka ditur gjë

Pyetje: Ka shfrytëzuar momentin qe ju nuk keni qenë në banese?

Dobi: Jo nuk kemi qene këtu

Ju mendoni se bashkëshortja juaj ka marr këto para apo ne te gjitha banesat qe punonte?

Dobi: Jo jo që të gjitha në një i ka marr. Ai i banesave bën qejf ikën nëpër kampe nepër dete, paguan tjetërkush për atë se kane thirr njëher ne prokurori. Unë kërkoj vetëm këtë nga ju dua te me ndihmosh për lirimin e djalit në kusht.

Nënë e bir grabitën banesën në Tiranë, bashkëshorti i pastrueses flet për “News24”: Faj ka gruaja. Makinën djalit ia kam blerë me lekët e burgut tim

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook