Nga Lestër Siti te Kukësi i Gegës, mesfushori i talentuar anglez drejt firmës me verilindorët

Merkatoja e Kukësit po shkon drejt mbylljes përfundimtare, teksa dilema e fundit mesa duket është vetëm anglezo-nigeriani, Lejton Ndukvu, i cili prej disa ditësh është në grumbullim me skuadrën në Turqi dhe po shihet nga afër nga ana e teknikut Skënder Gega.

lejton ndukvu

Të dhënat e futbollistit 23-vjeçar janë të mira, ku vlen të theksohet se ka dalë nga ekipet e moshave të Lestërit dhe ka luajtur me këtë skuadër deri te grupmosha U-23.

Arma e tij më e fortë është driblimi dhe eleganca me topin, ndërsa pozicionin natyral e ka pas sulmuesve, si edhe sulmues krahu. 23-vjeçari ka qenë edhe pjesë e moshave të “Tre Luanëve”, pikërisht me ekipin U17 ka zhvilluar 17 ndeshje dhe ka shënuar 6 gola.

lejton

Cilësitë e tij kanë rënë në sy edhe të Gegës, i cili paraprakisht e pëlqen lojtarin, ndërsa përfundimisht do të vendoset pas dy miqësoreve të tjera që do të luhen në tokën turke.

Ndaj Istanbulsporit, Ndukvusë iu dhanë disa minuta në dispozicion në pjesën e dytë, ndërkohë që nuk ka të dhëna për sezonin e fundit të tij, i cili nuk raportohet që të ketë qenë pjesë e një skuadre. Frika e vetme është ndonjë dëmtim dhe forma fizike, pasi cilësitë nuk vihen në diskutim.

VLADIMIR MEMA – Arena e Lajmit


Nga Lestër Siti te Kukësi i Gegës, mesfushori i talentuar anglez drejt firmës me verilindorët

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook