Një nga talentet më të mëdhenj të Brazilit, kampioni i Botës rrezikon 10 vite burg

Renan Viktor dukej se kishte një të ardhme të shndritshme para. Futbollisti i talentuar brazilian po shkëlqente me klubin e Palmeiras dhe ndërkohë, shihej nga të gjithë si qendërmbrojtësi i të ardhmes të Brazilit.

WhatsApp-Image-2020-01-30-at-12.52.30 (1)

Por për 20-vjeçarin që u shpall Kampion Bote me “seleçaon” për moshën U17 në vitin 2019, e ardhmja mund të jetë pas hekurave të burgut, për një natë ku e teproi me miqtë e tij. Sot, futbollisti është shkarkuar edhe nga Palmeiras, që i ka prishur kontratën dhe tashmë ai mbetet i vetëm për t’u mbrojtur në gjykatë, për akuzën se ka shtypur për vdekje një 38-vjeçar.

Në orët e para të mëngjesit të 22 korrikut, Renan Viktor, ka përplasur me makinë një motoçiklist 38-vjeçar, i cili më pas u nda nga jeta në rrugën për në spital. Futbollisti ishte në timon pa patentë dhe nën ndikimin e alkoolit, pasi po kthehej nga një festë. Ai u arrestua por u lirua me kusht pasi pagoi rreth 45 mijë euro. Por tani, me fillimin e seancave të mirëfillta gjyqësore, kërkohet që të dënohet me 10 vite burg sipas legjislacionit përkatës.

Arena e Lajmit


Një nga talentet më të mëdhenj të Brazilit, kampioni i Botës rrezikon 10 vite burg

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook