“Po ta dija, e denoncoja”, burri i Rozeta Dobit rrëfehet për News24: S’e dija me se merrej djali, e ka përdorur gruaja për vjedhjet

Spartak Dobi Basgkeshorti I Rozeta Dobit

News24 dhe BalkanWeb ka qenë sot në banesën e Rozeta Dobit, e cila ndodhet pas hekurave për grabitje të disa banesave bashkë me djalin e saj. Gazetari Igli Çelmeta ka intervistuar bashkëshortin e pastrueses, Spartak Dobit.

Ky i fundit ka rrëfyer për gazetarin se nuk ishte në dijeni për këto vjedhje, madje pohoi se bënin një jetë të thjeshtë. Mes të tjerash i moshuari, që kishte dalë dhe në pension, pohoi se makinën e parë ia kishte blerë vetë djalit. Madje ai shtoi se nuk ishte në dijeni se me çfarë merrej djali i tij, i cili kishte 3 makina luksoze.

“Nuk kisha dijeni për të vjedhjet, por punonte punëtore ne banesa pastruese neper shtëpi. Kishte 13 vjet qe punonte. Se di ne cilat banesa kane punuar gruaja. Por e di qe tek kjo gruaja njëherë e kam takuar, se mbaj mend me se është e ndare dhe me te shoqin dhe s’me hyn ne pune..Po ta dija do denoncoja vete. Djali është përdorur nga bashkëshortja për të kryer këto vjedhje. Ata ishin në gjendje të rënduar psikologjike. Bashkëshortja s’e ka pranuar e vetme fajin, por ka përfshirë dhe djalin e saj.”, tha ai.

(BalkanbWeb)

“Po ta dija, e denoncoja”, burri i Rozeta Dobit rrëfehet për News24: S’e dija me se merrej djali, e ka përdorur gruaja për vjedhjet

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook