“Qytetarët presin nga Partia e Lirisë heqjen e prangave dhe shembjen e burgut ku jetojnë”, Meta: Një popull që fle në demokraci, zgjohet në diktaturë. Referendumi, mjeti ynë magjik që…

Ilir Meta Konventa 1

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta deklaroi nga Konventa Kombëtare e kësaj force se qytetarët presin nga Partia e Lirisë heqjen e prangave dhe shembjen e burgut ku jetojnë dhe premtoi shembjen e tij.

Ai kujtoi shprehjen e njohur se një popull që fle në demokraci zgjohet në diktaturë dhe se rReferendumi është mjeti ynë magjik që ky popull të mos flejë më.

“Papa Francesku ka thënë liria nuk është e drejta për të bërë gjithçka që kemi dëshirë, po është mundësia për të bërë gjënë e duhur. PL është parta e shpresës për të zgjuar guximin qytetar dhe patriotik të çdo shqiptari. Misioni ynë t’u kthejmë lirinë e grabitur. Misioni ynë që Shqipëria t’u përkasë të rinjve.
Ne do bëjmë çdo sakrificë dhe politikë për të ndaluar shpopullimin, këtë hemorragji që po vret vitalitetin, energjinë e Shqipërisë. Vetëm për shkak të rilindjes, Shqipëria është sot vendi me shpopullimin më dramatik në Europë. Vetëm për shkak të rilindjes qytetarë të pafajshëm vriten nga dora e policisë. Vetëm për shkak të Rilindjes sot jemi vendi më i varfër në Europë me pagat e pensionet më të ulëta, por kemi çmimet më të larta dhe taksat më të larta në rajon. Sot qytetarët presin nga Partia e Lirisë heqjen e prangave dhe shembjen e burgut ku jetojnë dhe ne do ta shembim. Ky është borxhi më i madh që i kemi qytetarëve tanë. Mos të harrojmë kurrë që një popull që fle në demokraci zgjohet në diktaturë. Referendumi është mjeti ynë magjik që ky popull nuk ka për të fjetur më. Sfida reale e opozitës, si ta mundim të keqen se qytetarët e dinë dhe po përjetojnë në shtëpinë e tyre çdo ditë e më tepër”, deklaroi Meta.

MESAZHI I METËS
Të dashur delegate dhe delegatë!
Mirëseerdhët në Konventën Kombëtare të Partisë së Lirisë.
Papa Françesku ka thënë “Liria nuk është e drejta për të bërë çfarë kemi dëshirë, por mundësia për të bërë gjënë e duhur”…

Prandaj, sot më shumë se kurrë kemi nevojë të gjithë së bashku të bëjmë gjënë e duhur për të mbrojtur lirinë e çdo qytetari dhe të shoqërisë tonë nga ‘burgosja’ e saj.

Partia e Lirisë është alternativa e shpresës për të zgjuar guximin qytetar dhe shpirtin e lirë dhe patriotik.

Misioni ynë është tu japim shqiptarëve lirinë e grabitur dhe mundësitë e mohuara për të jetuar me dinjitet dhe të lirë në Atdheun e tyre.

Misioni ynë është që Shqipëria tu përkasë të rinjve.

Ndaj ne do të bëjmë çdo sakrificë për të ndaluar shpopullimin, këtë hemorragji që po vret vitalitetin, energjinë e Shqipërisë, të rinjtë dhe profesionistët, e që po kërcënon identitetin dhe të ardhmen e kombit dhe familjeve tona.

Vetëm për shkak të Rilindjes, Shqipëria, vendi me moshën e popullsisë më të re në Europë deri para 10 vitesh, është sot vendi me shpopullimin më dramatik në Europë.

Vetëm për shkak të Rilindjes, qytetarë të pafajshëm, të rinj dhe fëmijë, vriten në mënyrë të përsëritur nga dora e policisë dhe askush nuk dënohet e jep llogari.

Vetëm për shkak të Rilindjes, sot jemi vendi më i varfër në Europë, me pagat dhe pensionet më të ulëta edhe në rajonin tonë, por kemi edhe çmimet më të larta të karburantit, ushqimeve, ilaçeve dhe shërbimit të arsimimit, të qirave të banesave, etj… pra të kostove bazike të jetesës.

Ashtu, siç kemi edhe taksat më të larta në rajon!
Sot, së pari qytetarët presin prej Partisë së Lirisë heqjen e prangave dhe shembjen e burgut ku po jetojnë. Dhe ne do ta shembim!

Ky është borxhi më i madh që u kemi qytetarëve qysh pas rrëzimit së diktaturës komuniste në fillim të viteve 90’…

Sfida reale e opozitës nuk është vetëm të denoncojë kush është e keqja e këtij vendi, por sesi ta mundim atë…sepse të gjithë qytetarët tashmë e dinë dhe po e përjetojnë në shpinën e tyre çdo ditë dhe më tepër…
… si ai kryefamiljari që përlotet bashkë me fëmijët e tij tek pragu i shtëpisë së shkatërruar nga fadroma e qeverisë…
…si ai pensionisti që nuk ka mundësi të blejë ilaçet…
…si ai punëtori i krahut që nuk ngop dot familjen me bukë thatë…
…si ai biznesi i vogël që nuk mbijeton dot nga taksidarët që rrinë tek dera…
…si ai i riu që luan me vdekjen për të ikur me gomone në Angli e kështu me radhë…

Pra, për shumicën e shqiptarëve jeta është kthyer në një dramë dhe tmerr pa fund, ndërsa për disa të privilegjuar është një parajsë ku mund të luhet bixhoz me jetën e gjithsecilit dhe me pasurinë tonë kombëtare…

Koha nuk pret më!
Koha është tani, që Partia e Lirisë dhe Opozita e Bashkuar t’i japi fund sundimit të regjimit që u ka rrëmbyer liritë shqiptarëve.

Ndaj Partia e Lirisë angazhohet solemnisht, ti japë fund sundimit të regjimit, për të vendosur sundimin e ligjit!

“Qytetarët presin nga Partia e Lirisë heqjen e prangave dhe shembjen e burgut ku jetojnë”, Meta: Një popull që fle në demokraci, zgjohet në diktaturë. Referendumi, mjeti ynë magjik që…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook