Kryetari i PL, Ilir Meta bëri thirrje sot nga Konventa Kombëtare për protestën e 12 nëntorit.
Meta tha se protesta kombëtare do i tregojë gjithë Shqipërisë e gjithë botës se ne jemi një popull shqiponjash e nuk ka sorrë rilindjeje që i tremb shqiptarët.
“Të gjithë bashkë nga kjo Konventë të nisemi drejt 12 nëntorit, ditës së protestës kombëtare që na pret. Për t’i treguar gjithë Shqipërisë e gjithë botës se ne jemi një popull shqiponjash e nuk ka sorrë rilindjeje që i tremb shqiptarët”, tha Meta.