Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”/ Publikohet foto qe nxjerr zbuluar darkën e drejtorit të Partizanit me sulmuesin e Kombëtares shqiptare

Konfirmohet lajmi ekskluziv i “Panorama Sport”! Mediat shqiptare në Maqedoninë e Veriut, publikuan ditën e sotme, një fotot nga darka e drejtorit sportiv të Partizanit, Elton Marini, me sulmuesin Sindrit Guri.

mARINI

Ai i ka shprehur 28-vjeçarit dëshirën e madhe për ta afruar te Partizani, madje mësohet se të kuqtë kanë bërë edhe ofertën financiare të tyre kundrejt lojtarit. Guri nga ana e tij nuk e ka dhënë një përgjigje përfundimtare, por ka qenë i hapur për një transferim të mundshëm te Partizani.

Me shumë gjasa pas dy ndeshjeve Europiane që Shkëndija do të luajë ndaj suedezëve të AIK, do të vijë edhe përgjigjja zyrtare e sulmuesit të Kombëtares. Gjasat janë të mëdha që Guri të rikthehet në futbollin shqiptar për të nisur një aventurë me “demat e kuq”.

Arena e Lajmit


Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”/ Publikohet foto qe nxjerr zbuluar darkën e drejtorit të Partizanit me sulmuesin e Kombëtares shqiptare

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook