Skuadra e Kukësit vazhdon përgatitjet e saj për sezonin e ri në Turqi, ku nën drejtimin e Skënder Gegës, verilindorët po skicojnë planet për një edicion ku presin të kthehen si protagonistë. Si pjesë e përgatitjeve, Kukësi u përball sot me skuadrën e Ettifaq FC nga Arabia Saudite.
Në ndeshjen e luajtur sot në kompleksin e klubit të Fenerbahçes, asnjë nga skuadrat nuk gjeti rrugën e rrjetës, por më e rëndësishme për të dy palët ishte të shihnin në veprim lojtarët që kanë afruar para startit të sezonit të ri.
Kukësi e nisi ndeshjen me Tafas, Haxhiu, Ilieski, Tosiç, Ndreca, Kote, Gj. Taipi, Moraesh, Basha, Hasaj dhe Daci. Ndërsa kishte hapësira më minutat në vijim edhe për emra si Collari, Bytyçi, Xheka, Zivkoviç, Peposhi, Berisha, Ebert, Domi dhe Lejton.
Ndeshja e radhës e Kukësit do të jetë më datë 6 gusht e pastaj skuadra do të kthehet në Shqipëri për të vazhduar përgatitjet për sfidën e parë të kampionatit.
Arena e Lajmit