“Në një vend ku ka cash, krimi i organizuar dhe korrupsioni bëjnë qejf”/ Ish drejtuesi i Krimeve të Rënda: Ja ku fshihen paratë e pista në Shqipëri

Capture

Ish-Drejtuesi i Krimeve të Rënda, Eugen Beçi, i ftuar në emisionin “Open” në Neës24, ka bërë një përmbledhje të rasteve ku paratë nga korrupsioni apo krimi i organizuar mbahen cash, me qëllim që sipas tij të gjenerohet më shumë krim dhe korrupsion. Ai ka treguar se edhe kompanitë e mëdha të cilat kanë likuiditet të madh ën banka, mbajn ëpara cash me qëllim korruptimin e zyrtarëve.

Beçi teksa ka listuar edhe vendet se ku janë gjetur zakonisht të fshehura të tilla para, ka treguar edhe një histori ku një shumë prej 50 mijë eurosh është dëmtuar nga brejtësit.

Pjesë nga biseda në studio:

Eni Vasili: Nga eksperienca juaj, ku zakonisht i ruajnë paratë zyrtarët e korruptuar?

Beçi: Zyrtarët e korruptuar dhe krimi i organizuar i mbajnë në shtëpi, gjenerojnë krim, korrupsion dhe kompanitë e mëdha me likuiditete të mëdha në banka mbajnë në shtëpi shumë me të cilat kryejnë korrupsion. Mbahen në kasaforta, në dyshek, në tubat e aspirimit, në banesa fshati në çati, janë gjetur 5 milion lekë në kartëmonedha të vjetra që ishin fshehur në trarët e shtëpisë. Mbajtja KESH ka rrezik se miklon hajdutët, por janë dëmtuar edhe nga brejtësi. Miu një personi i kishte ngrënë 50 mijë euro dhe ai vijonte të kërkonte miun që t’i merrte hakun e 50 mijë euro. Në një vend ku ka kesh krimi i organizuar dhe korrupsioni bëjnë qejf.

Arena e Lajmit

“Në një vend ku ka cash, krimi i organizuar dhe korrupsioni bëjnë qejf”/ Ish drejtuesi i Krimeve të Rënda: Ja ku fshihen paratë e pista në Shqipëri

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook