Pamja e yllit më të largët në Rrugën e Qumështit, është 1 milion vjet dritë larg, shënon skajin më të jashtëm të galaktikës

084011063ce6da977ef0debbbf35efdd

Është mbi një milion vite dritë larg, ylli më i largët i vëzhguar ndonjëherë në Rrugën e Qumështit.
Ndodhet në gjysmën e rrugës nga fqinji ynë, galaktika Andromeda dhe është pjesë e një grupi prej më shumë se 200 yjesh të sapo zbuluar, të cilët na lejojnë të gjurmojmë kufijtë më të jashtëm të aureolës yjore të Rrugës së Qumështit, e cila shtrihet shumë përtej diskut të galaktikës. Studimi, i udhëhequr nga Universiteti i Kalifornisë në Santa Cruz dhe i prezantuar në takimin e Shoqatës Amerikane Astronomike (AAS) në Seattle, përdori të dhënat e mbledhura nga teleskopi Kanada-Francë-Hawaii (Cfht), i vendosur në ishullin e Hawait dhe i menaxhuar nga Këshilli Kombëtar Kanadez i Kërkimeve (NRC), Qendra Kombëtare Franceze për Kërkime Shkencore (CNRS) dhe Universiteti i Havait.

Paraqitja grafike e aureolës së Rrugës së Qumështit, e cila shtrihet shumë përtej diskut galaktik, deri në rreth një milion vite dritë nga qendra

“Ky studim ripërcakton atë që përbën kufirin e jashtëm të galaktikës sonë, “komenton Raja GuhaThakurta, bashkë-autor i studimit të udhëhequr nga Yuting Feng. “Rruga e Qumështit dhe galaktika Andromeda janë të dyja aq të mëdha sa pothuajse preken mes tyre. Pikërisht për këtë – shton GuhaThakurta – aureola e jashtme është shumë e vështirë për t’u studiuar, pavarësisht se përmban një pjesë të madhe të masës së të gjithë galaktikës”.

Yjet shumë të largëta të vëzhguara i përkasin klasës së të ashtuquajturës RR Lyrae: Ato janë yje të vjetër që zgjerohen dhe tkurren në një mënyrë periodike dhe jashtëzakonisht të rregullt, duke ndryshuar shkëlqimin e tyre. “Mënyra se si ndryshon shkëlqimi i tyre duket si një elektrokardiogram – thotë GuhaThakurta – ato janë si rrahjet e zemrës së galaktikës”. Këto karakteristika i bëjnë ato të përsosura si pika referimi për llogaritjen e distancave galaktike dhe na kanë lejuar të konfirmojmë se skaji më i jashtëm i Rrugës së Qumështit është rreth një milion vjet dritë nga qendra.

Pamja e yllit më të largët në Rrugën e Qumështit, është 1 milion vjet dritë larg, shënon skajin më të jashtëm të galaktikës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook