Ditën e sotme është mbajtur votimi për kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe anëtarët e Komitetit Drejtues të PL.
Komisioni i Zgjedhjeve në Partinë e Lirisë, në një deklaratë për mediat ka sqaruar se rezultati votimit do të pasqyrohet në orën 19:00, pasi të kryhet ehe verifikimi i përfaqësisë gjinore.
Kujtojmë se sot mbahet Konventa e parë e Partisë së Lirisë që nga reformimi i saj nga Lëvizja Socialiste për Integrim.
Meta është i vetmi person i regjistruar si kandidat për postin e kreut të PL.
Arena e Lajmit