Ten Hagut i vjen në majë të hundës, holandezi shpërthen ashpër ndaj Ronaldos: Nuk mund ta pranoj

Duket se situata me Kristiano Ronaldos dhe trajnerit holandez, Erik Ten Hag, ka dalë jashtë kontrollit pas gjestit të portugezit, që u largua nga stadiumi në miqësoren përballë Vajekanos.

ronaldo ten hag

Siç mësoi “The Sun”, holandezi kishte menduar që në sfidën e parë të kampionatit përballë Brajtonit, 37-vjeçari do ta niste nga stoli, për t’i dhënë një mësim pas veprimit që bëri.

Kjo nuk është e gjitha. Gjatë sfidës me Rajo Vajekanon, bëhet me dije se Ten Hag i ka thënë lojtarëve në dhomat e zhveshjes se këtë veprim nga Ronaldo nuk mund ta pranonte.

“Nuk mund ta pranoj këtë gjë. Mendoj se kjo është e pafalshme. Për të gjithë ne këtu. Ne jemi një skuadër dhe ju duhet të rrini deri në fund të çdo ndeshjeje”, ishin fjalët e holandezit në drejtim të skuadrës së tij.

Arena e Lajmit


Ten Hagut i vjen në majë të hundës, holandezi shpërthen ashpër ndaj Ronaldos: Nuk mund ta pranoj

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook